Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqia hakmerret për Himarën. “Kryqe” në pasaportat e shqiptarëve

Greqia hakmerret për Himarën. “Kryqe” në pasaportat e shqiptarëve
November 05
15:30 2016

Pak ditë pas debatit të nisur me pronat e Himarës dhe planin rregullues të kësaj zone vijojnë problemet në rang zyrtar mes dy vendeve.

Greqia është “hakmarrë” ditën e sotme duke kthyer në kufi qindra qytetarë, për më tepër duke u vendosur atyre “kryqe” në pasaportë duke ua bërë të pavlefshme për një afat të pacaktuar.

Raportimet kanë ardhur nga qytetarë të ndryshëm në pikat doganore shqiptare të Kapshticës e Kakavijës.

Vetë qytetarët në intervistat e tyre për TV-të informative në vend kanë thënë se pretendimet e palës greke janë absurde dhe pasaportat janë bërë të pavlefshme pa logjikë.

Kjo “fshesë” në kufi ndodh pikërisht sot, që dy krerët e policive të dy vendeve janë takuar për të diskutuar mbi planet e vijimit të bashkëpunimit me njëri-tjetrin.

Ditët e fundit opinioni publik i të dyja vendeve, mediat përkatëse, janë përfshirë nga debati për Himarën, deklaratat e kryeministrit shqiptar dhe ato të ministrit të Jashtëm grek Kotzias. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje