Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqia dëbon refugjatët drejt Turqisë

Greqia dëbon refugjatët drejt Turqisë
April 04
07:43 2016

Greqia ka nisur dëbimin e emigrantëve drejt brigjeve të Turqisë. Disa dhjetëra emigrantë kanë hipur në tragete në ishullin e Lesbos për të mbërritur në Dikili, Turqi. Agjencia e BE-së për kontrollin e kufirit, Fontex, deklaroi për BBC-në se 131 persona janë larguar nga territori helen mëngjesin e sotëm, shumica e të cilëve ishin nga Pakistani.

Fill pas tyre pritet të niset një traget me emigrantë nga ishulli i Kios. Disa prej emigrantëve janë ankuar për mungesë informacioni lidhur me procedurën e azilit që u është premtuar kur të mbërrijnë në Turqi, madje disa kanë deklaruar se nuk janë vënë në dijeni as se do të dëbohen.

Marrëveshja e arritur muajin që lamë pas mes BE-së dhe Turqisë ka pasur polemikat e veta dhe është kritikuar ashpër nga grupet e djathta dhe vazhdojnë të ekzistojnë shqetësime për mungesën e përgatitjes në zbatimin e saj.

Frontex ka më pak se një të dhjetën e stafit që i duhet në dispozicion për të përfunduar punën, – raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Për çdo emigrant sirian që mbërrin në brigjet e Turqisë, BE duhet të pranojë një tjetër emigrant sirian që ka bërë kërkesë legjitime për azil. Në kuadër të marrëveshjes, Turqia ka përfituar koncesione politike dhe financiare.

Komento
Shperndaje