Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi/Zbulohet se kush është shqiptari 55-vjeçar që përdhunonte shoqet e vajzave dhe fëmijët e fisit

Greqi/Zbulohet se kush është shqiptari 55-vjeçar që përdhunonte shoqet e vajzave dhe fëmijët e fisit
October 10
15:19 2018

Një shqiptar është vënë në pranga e policisë greke në Rodos  më 14 shtator dhe akuzohet për përdhunimin e disa të miturve në mënyrë të përsëritur.  DItën e sotme mediat greke kanë bërë publike fotot e mostrës.

I arrestuari ëshë një 55-vjeçar shqiptar, Sulo Zeka i cili i akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 6 vjeçe në verën e vitit 2013 dhe në vitin 2009, me një vajzë 14 vjeçe, të cilën e kishte edhe të afërme. Abuzimi me këtë të fundit ka zgjatur për katër vite.

Një tjetër rast që kanë zbuluar hetuesit është edhe ai me një djalë 13 vjeç në vitin 2008, edhe ky i afërm i abuzuesit.

Sipas dosjes viktimat e tij ishin të afërm ose kishin marrëdhënie miqësore me bijat e tij! Pra, në verë të vitit 2013 thuhet se kishte marrë me makinë në një vend të shkretë të Trikala një vajzë 6-vjeçe  dhe u përpoq ta përdhunonte.

Një tjetër viktimë e abuzuar prej vitesh, një vajzë 14 vjeçe është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për “irritim në organet gjenitale”. Ajo e përshkroi sulmin nga shqiptari të ndodhur 2-3 herë në javë dhe ai i jepte 3-4 euro çdo herë duke i thënë se ajo që bënin ishte normale.

Pasi abuzoi me të mitur në Trikala mostra e kuptoi që policia po binte në gjurmët e tij dhe u transferua në Rodos. Fëmijët që kanë dhënë deklaratat në polici kanë qenë në gjendje tepër të rënduar psikologjike. Që prej 16 shtatorit Zeka ka qenë në paraburgim në qelitë e Grevenon me akuzën se ka përdhunuar prej vitit 2007 deri në 2013 katër vajza të mitura.

Komento
Shperndaje