Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Greqi- Vritet me armë zjarri futbollisti shqiptar

Greqi- Vritet me armë zjarri futbollisti shqiptar
December 05
09:18 2018

Një 18-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Kavalla. Sipas mediave greke, i riu mbante në dorë një kartëmonedhë 50 euro.

18 vjeçari shqiptar është qëlluar me dy plumba bën me dije policia helene. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, ishte lojtar i një ekipi futbolli grek

“Kavala News” shkruan se viktima mori një goditje të vetme në shpinë, që i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme, ndërkohë që bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

Sipas Ballkanweb i riu shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur të lartën. Prindërit e tij shkuan menjëherë në Departamentin e Policisë në Kavala për të dëshmuar.

Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Në polici është shoqëuar një person që ishte pranë asaj që ndodhi për të dëshmuar më shumë rreth ngjarjes. Nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

Share