Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, një shqiptar mes të plagosurve nga tërmeti

Greqi, një shqiptar mes të plagosurve nga tërmeti
July 21
15:31 2017

Tërmeti i fuqishëm që u ndje mbrëmë vonë në Turqi dhe Greqi shkaktoi 2 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Fuqia e tij raportohet të ketë qenë 6.7 ballë dhe është ndjerë më së shumti edhe në ishujt mes 2 vendeve.

Fillimisht u raportua se nuk kishte asnjë shqiptar të plagosur nga pasojat e tërmetit, por më pas mediat greke kanë konfirmuar se mes të lënduarve është edhe një shqiptar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin Thriassio me helikopter.

Sipas një deklarate të zëdhënësit të spitalit, shqiptari dhe dy shtetas të kombësive të tjera, po marrin mjekimet e nevojshme pas disa frakturave.

Rasti më delikat është ai i shqiptarit, i cili ka pësuar fraktura në pjesën e legenit dhe të shpinës, thotë drejtori i spitalit Palaiorotis Konstantinos.

Shqiptari është Aldo Begolli nga Korça. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje