Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, kapen 206 kg drogë. Arrestohet shqiptari dhe 2 grekë

Greqi, kapen 206 kg drogë. Arrestohet shqiptari dhe 2 grekë
December 30
15:17 2016

Policia greke ka arrestuar në Igumenicë ditën e sotme një shqiptar dhe dy shtetas grekë, pasi u kapën me plot 206 kg kanabis të fshehura në automjetet e tyre.

Mediat greke bëjnë me dije se tre personat po udhëtonin me dy makina të ndryshme ku u gjet edhe droga, e cila është e ndarë në 63 pako, të futura në bagazhet e tyre.

Shqiptari i arrestuar është Ilia Majkaj 23 vjeç, kurse dy grekët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë të moshave 23 dhe 27- vjeçare.

Dyshimet e para janë se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun grek për konsum.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje