Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, kapet 1.8 tonë drogë me origjinë nga Shqipëria

Greqi, kapet 1.8 tonë drogë me origjinë nga Shqipëria
August 11
16:21 2017

Një sasi shumë e madhe droge me origjinë nga Shqipëria është sekuestruar në Greqi, në perëndim të ishullit Kythira.
Sipas antidrogës greke, lënda narkotike ishte ndarë në 84 pako dhe ishte vendosur në një skaf 20 metra të gjatë me flamur italian, në të cilin ndodheshin dy shtetas, një italian dhe një shqiptar, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Për arsye hetimore, emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë. Skafi ishte marrë me qira prej shtetasit italian një muaj më parë dhe ishte nisur nga Napoli i Italisë.

Pasi kishte kaluar në brigjet shqiptare, mjeti ishte ngarkuar me kanabis e në vazhdim, nëpërmjet ngushticës së Korfuzit vazhdoi itinerarin e tij në drejtim të ishullit Mikonos, ku dhe do të dorëzonte ngarkesën, vlera e së cilës llogaritet më shumë se 2 milionë euro.

Për të mos rënë në sy, skafi i trafikantëve ruante shpejtësi konstante kroçere, prej 15-18 milje detare dhe gjatë dy ditëve të fundit kishte shmangur ankorimin në ndonjë port të Greqisë.

Burime policore thanë se autoritetet greke kishin informacion për transportimin e lëndës narkotike ndaj dhe monitoronin lëvizjet e skafit që në momentin e nisjes së tij nga Napoli.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje