Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi: Dhunë mes refugjatëve, ndërhyn policia

Greqi: Dhunë mes refugjatëve, ndërhyn policia
April 01
09:38 2016

Përkeqësohet situata në kampet e refugjatëve në Greqi. Bëhet me dije nga mediat greke se ka pasur përleshje mes shtetasve afganë dhe atyre sirianë.

Dy persona janë vrarë me thika, ndërkohë që të tjerë janë plagosur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Për të çtensionuar situatën, policia greke ka hedhur granata me tym dhe ka ndërhyrë me forcë për të ndaluar përleshjet.

Thuhet se shkak për këtë sherr është bërë protesta për të mos u kthyer në Turqi. Gjatë këtij kaosi, janë dëmtuar klinikat e mjekësisë ku dëmi shkon deri në 30,000 euro, ndaj dhe organizata “Mjekët  e botës” është larguar nga kampi.

Nga ana tjetër, qeveria greke po pret zbatimin e marrëveshjes për kthimin e refugjatëve në Turqi.

Komento
Etiketimet
Shperndaje