Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Greqi, çobani shqiptar gjen të flakura 2 fetuse fëmijësh

Greqi, çobani shqiptar gjen të flakura 2 fetuse fëmijësh
May 02
09:04 2017

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat greke, pasi një çoban shqiptar në zonën e Vrisakit të Imathias ka parë tmerr me sy kur në një lëndinë pas një varreze ka gjetur një çantë brenda së cilës ndodheshin 2 kavanoza me fetuse fëmijësh brenda.
Sipas mediave greke, çobani shqiptar ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe është shprehur i penduar që ka hapur çantën pasi është përballur me një skenë të tmerrshme.

“Kur isha këtu afër kam parë çantën të flakur këtu poshtë shkurreve. Erdha dhe lëviza me shkop çantën dhe më pas u ula hapa zinxhirin e saj. Do doja të mos e kisha hapur kurrë çantën. Kam parë tmerr”,- ka thënë ai.

I frikësuar bariu ka njoftuar policinë. Paraprakisht mendohet se embrionet ishin në javën e 18-të apo të 20-të.

Ajo që mbetet e paqartë deri tani është dinamika dhe autorët e ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë, për të kuptuar se kujt i përkasin fetuset e fëmijëve të flakura.

Sipas mediave greke, kavanozat përmbanin një lëng që po i nënshtrohet ekspertizës në Departamentin e Sigurisë në Alexandria. /Blitz.al/

 

Share