Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, banorët e fshatit përbuzin refugjatët dhe hedhin koka derri të prera në rrugë

Greqi, banorët e fshatit përbuzin refugjatët dhe hedhin koka derri të prera në rrugë
March 28
09:11 2016

Banorë të një fshati në territorin grek, pranë Verias, kanë refuzuar refugjatët që prej kohësh enden rrugëve të Europës për një jetë më të mirë. Ata kanë protestuar mbërritjen e një autobusi me refugjatë, që do të strehohen në një kapanon të ushtrisë në zonë. Të udhëhequr nga një prift, kanë shprehur kundërshti rreth faktit duke refuzuar njerëzit që nuk i përkasin besimit ortodoks.  Banorët janë shprehur se në këtë vend nuk do të jetojnë qoftë edhe përkohësisht njerëz të atij besimi. “Pranë kishës së profetit Ilia është një manastir, ku ndodhet një murgeshë. Nëse i preket një fije floku, do të bëhet nami”, – është shprehur prifti.

Përveç vendasve,  protestës i është bashkuar edhe “Agimi i artë”. Pasi i kanë bllokuar rrugën rreth 10 minuta autobusit të refugjatëve, në fund ata kanë hedhur në shenjë përbuzjeje koka derri të prera në rrugë. Por jo të gjithë kanë reaguar kështu, shumica e banorëve të Verias  e ka dënuar protestën dhe kanë  treguar humanizëm ndaj refugjatëve.

Komento
Shperndaje