Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Greqi, asgjësohet parcela me drogë. Vlera llogaritet në 1.1 milionë euro

Greqi, asgjësohet parcela me drogë. Vlera llogaritet në 1.1 milionë euro
August 14
15:52 2017

Një zonë shumë e madhe me lëndë narkotike është zbuluar nga policia greke në një zonë pyjore të Aigialeias në Patra të Greqisë.

Policia ka bërë me dije se ka zbuluar 750 bimë në 200 metra gjatësi në një zonë pyjore dhe vlera e saj llogaritet në mbi 1.1 milionë euro.

Nga informacionet e para mendohet se parcelat e drogës i përkisnin disa shqiptarëve, çka ngre dyshime se parcelat janë përcjellë nga Shqipëria drejt Greqisë për të prekur më lehtësisht tregun grek ku edhe ishte planifikuar për t’u shitur.

Bimët e kanabisit ishin kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, duke marrë ujin nga një burim aty pranë. 35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës./Blitz.al/

Shperndaje