Blitz

 Breaking News

Gratë shqiptare më të varfërat në Europë

Gratë shqiptare më të varfërat në Europë
January 29
10:20 2020

Hendeku i barazisë gjinore që mati të drejtat e grave dhe përfitimet në disa fusha në raport me vendet e BE, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriu gjeti se gratë shqiptare janë më të vafrat e Europës.

Sipas INSTAT gratë shqiptare kanë një hendek të madh në burime financiare në raport me gratë e Europës.

Ky hendek u mat nëpërmjet treguesve që japin fitimet mujore me bazë punën.

Ndërsa treguesi i dytë është marrë nga të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara, të cilat përveç pagave, përfshijnë pensionet, përfitimet sociale, si dhe çdo formë tjetër të ardhurash.

“Fitimet mesatare mujore në vitin 2018 për gratë shënonin 1023 (sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), i cili është një monedhë artificiale që merr parasysh dallimet në nivelin e çmimeve mes vendeve) kurse për burrat shënonin 1180 PPS. Edhe të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara ishin më të ulëta për gratë sesa për burrat (4322 PPS përkundrejt 4405 PPS)”, raporton “Monitor”.

Diferencat sa i përket rrezikut të varfërisë nuk ishin të dukshme. Në vitin 2017, mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët, 77.5 për qind. Dallimet gjinore në shpërndarjen e të ardhurave nuk ishin të konsiderueshme (13.4 për gratë dhe 13.5 për burrat).

Share