Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gratë heqin perçet, burrat presin mjekrën pasi qyteti i tyre në Siri shpëtohet nga sundimi i ISIS-it

August 13
10:05 2016

Pas dy vitesh jetese nën sundimin e Shtetit Islamik, banorët e fundit të Manbij në pjesën veriore të Sirisë nuk arrinin ta besonin kur forcat mbështetëse të SHBA-së erdhën për t’i shpëtuar. Një shtetas i huaj, pjesë e Forcave Siriane Demokratike, ka rrëfyer se si banorët e këtij qyteti ishin grabitur dhe mbajtur të izoluar dhe si reaguan pas shpëtimit.

Gratë i hoqën më në fund perçet dhe e pinë një cigare ndërsa meshkujt shkurtuan mjekrat.

Forcat Siriane Demokratike deklaruan se qyteti u çlirua plotësisht ditën e premte dhe rrëfyen se tashmë do të fillonte një histori e re pas mbylljes së librit të errësirës. Beteja, e cila numëron rreth 400 viktima, ishte shumë e ashpër. Operacioni për çlirimin e qytetit  u mendua në fund të majit mirëpo gjërat u ngadalësuan. Manbij ishte një pikë strategjike e islamikëve, rreth 25 milje larg nga kufiri turk ishte një qendër për kontrabandën e armëve dhe rekrutëve të huaj nga Europa. Manbij kishte aq shumë luftëtarë anglezë sa thuhej se nuk kishte më betejë brenda Sirisë. Macer Gifford,një ish-këshilltar shkolle pa përvojë ushtarake, është shprehur se pikërisht për një shkak të tillë iu bashkua një ushtrie prej 40 ushtarësh pasi donte të përballej me këta njerëz që lindnin në perëndim dhe kishin shumë mundësi suksesi e megjithatë vinin këtu për të terrorizuar njerëz të pafajshëm.

“Shpëtimi i qytetit ishte një ferr në tokë, të shtëna ngado në 24/7 në një mot jashtëzakonisht të nxehtë ku ne nuk hanim apo pinim për një kohë të gjatë. Rrugët kishin erën e organeve të kalbura. Ndryshe nga ISIS, FSD kanë rregullat e sjelljes, nuk qëllonin pa qenë të sigurt dhe kundërshtarët visheshin shpesh me rroba civile. Njëherë pashë njërin prej tyre të hynte në një shtëpi dhe zbulova se përdornin fëmijët si informatorë dhe gratë si snajper. Një herë ndodhi që dikush hodhi veten në erë në prani të shumë familjarëve vetëm për t’i ndaluar të largoheshin nga vendi. Shpesh ISIS i përdorte të huajt në funksion të misioneve vetëvrasëse. Gjatë dy viteve sundim të ISIS në vend ka pasur shumë ekzekutime në sheshin e qytetit dhe njerëzit burgoseshin për krime shumë të vogla, si pirja e cigares apo mosveshja e perçeve”.

Pas shtatë muajsh në fushëbetejë, ai arriti të largohej dhe qyteti u çlirua me sukses. Vendet Perëndimore kanë paralajmëruar qytetarët e tyre se bashkimi i tyre me ISIS-in do t’i përballë me akuza penale pas kthimit në shtëpi, megjithatë ka ende shumë që i bashkohen kësaj organizate./Blitz.al/

Shperndaje