Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitje në Maliq, maskat dhunojnë kryefamiljarin në sy të gruas

Grabitje në Maliq, maskat dhunojnë kryefamiljarin në sy të gruas
October 13
09:16 2016

Një grabitje e një banese është regjistruar në fshatin Rov të Maliqit, orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime të policisë të Korçës  kanë bërë të ditur për “Balkanëeb” se autorët pasi kanë hyrë në banesë kanë dhunuar kryefamiljarin në sy të bashkëshortes së tij.

Ata kanë arritur të grabisin sasi të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Në dëshmitë e tyre, bashkëshortët  janë shprehur se grabitësit nuk ishin të armatosur. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

“Më datë 13.10.2016, jemi njoftuar se në fshatin Rov, rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta (pa probleme për jetën) dhe kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh. Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”

/Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje