Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitje me armë në Lezhë, plagoset kryefamiljari

Grabitje me armë në Lezhë, plagoset kryefamiljari
August 11
09:14 2016

Një grabitje me armë është shënuar në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryefamiljari. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01:30, në fshatin Rrilë. Gjatë grabitjes, ka mbetur i plagosur kryefamiljari Vasil Sela, i cili u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Dyshohet se ai është plagosur për shkak të rezistencës që ka bërë në përballje me grabitësit.

Kjo është grabitja e dytë e shënuar brenda pak kohësh në qytetin e Lezhës, pas vjedhjes së 15 milionë lekëve të vjetra nga persona të maskuar në banesën e shtetasit Zef Beka. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje