Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitje me armë zjarri në Durrës, largohen dy autorët

Grabitje me armë zjarri në Durrës, largohen dy autorët
May 04
09:38 2016

Një grabitje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në qytetin e Durrësit. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një pikë transfertash parash në lagjen 14 në Shkozet.

Dy persona, me kokore në kokë dhe të armatosur, kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar me motor.

Fatmirësisht, nga grabitja nuk ka pasur të lënduar. Policia ka nisur hetimin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Etiketimet
Shperndaje