Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitje me armë në aeroportin “Nënë Tereza”

Grabitje me armë në aeroportin “Nënë Tereza”
June 30
15:17 2016

Para pak minutash në aeroportin “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje. Thuhet se grabitësit kanë qenë tre persona të maskuar dhe të armatosur.

Nga burime paraprake të News 24, thuhet gjithashtu se këta persona kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash. Policia ka mbërritur në vendngjarje duke përforcuar edhe masat.

Ende nuk dihen detaje të tjera, por pritet që ngjarja të zbardhet nga autoritetet përkatëse.

Komento
Shperndaje