Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitje banke në Athinë, dyshohet për terrorizëm

Grabitje banke në Athinë, dyshohet për terrorizëm
August 09
19:59 2016

Një grabitje banke është shënuar ditën e sotme në Athinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur përpara orës 14:00, por policia është njoftuar gati tri orë më vonë. Katër persona të armatosur kanë hyrë në një filial banke në rrugën “Kifisias” të Athinës dhe nën kërcënimin e armëve kanë mbajtur peng për disa orë 5 klientë dhe 8 nënpunës.

Ata kanë mundur të grabisin jo vetëm kasafortën, por edhe depozitat personale me bizhuteri e sende të çmuara të klientëve. Sipas grupit hetimor në vendngjarje dyshohet se akti ka lidhje me grupet terroriste greke, duke marrë në konsideratë se autorët e grabitjes ishin të pajisur me pistoleta, armë të rënda zjarri dhe maska humoristike me fytyrat e politikanëve grekë. Dyshohet se këta persona janë të lidhur me anarkistët grekë. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje