Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, zbulohen emrat e 4 të ndaluarve

Grabitja në Rinas, zbulohen emrat e 4 të ndaluarve
April 22
09:26 2019

Ditën e djeshme policia ka ndaluar 4 persona, të dyshuar si të implikuar në grabitjen spektakolare që ndodhi në pistën e aeroportit të Rinasit në 9 prill. Mësohet se të ndaluarit janë Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe një person me incialet V.O.

Arrestimet kanë ardhur si pasojë e kontrolleve të imtësishme që janë zhvilluar dje në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fushë Krujës për zbardhjen e kësaj ngjarje. Forcat e rendit janë duke kërkuar për personin përgjegjës për grabitjen, pas Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë. Të ndaluarit besohet se kanë lidhje me modifikimin e furgonit që u përdor gjatë vjedhjes së shumës që dyshohet të jetë 10 milionë euro dhe që mbante mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Pikërisht ky automjet konsiderohet nga grupi hetimor si një “minierë”, pasi autorët aty kanë lënë pas mjaft prova, nga gjurmët e gishtave e deri tek fijet e flokëve. Ekspertiza e hetuesëve mund të çojë tek grabitësit, megjithëse ata janë munduar që më anë të spërkatjes me benzinë të dëmtojnë çdo gjë që kanë lënë pas.

Kujtojmë që servisi ku mendohet se është modifikuar furgoni i grabitjes ndodhet në periferi të Elbasanit dhe pronari i tij, Gentian Sharra, ka deklaruar për News24 që nuk ka dijeni për ngjarjen pasi prej disa kohësh e kishte dhënë këtë biznes me qira. Detaje të tjera nga arrestimet dhe kontrollet priten të dalin në orët në vazhdim. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje