Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

TIA për grabitjen në Rinas: S’është përgjegjësi e jona

TIA për grabitjen në Rinas: S’është përgjegjësi e jona
July 04
10:25 2016

“Tirana Internacional Aeroport” bën përgjegjëse policinë për grabitjen e ndodhur pak ditë më parë më 30 qershor. Drejtoresha e TIA-s, Arlinda Çausholli, tha se në rast se “qëllimi është fajësimi, pasojat do jenë shumë më të rënda se grabitja”.

“TIA ka njoftuar në kohë policinë. Eshtë njoftuar policia kur makina e krimit ishte ende në vendngjarje. Theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët. TIA është tërësisht në dispozicion të autoriteteve që po hetojnë ngjarjen. Jemi të detyruar të flasim tani, sepse po cënohet një kompani që është në shërbim të pasagjerëve dhe shtetit shqiptar.”, u shpreh drejtoresha Çausholli.

Teksa përkrahu drejtorin e sigurisë së aeroportit Vangjell Nikolla, ajo theksoi se kompania ICTS është përgjegjëse për sigurinë aeroportuale dhe nuk zëvendëson shërbimin e Policisë së Shtetit.

Komento
Etiketimet
Shperndaje