Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas. Sot seanca ndaj pesë punonjësve të akuzuar, tërhiqet gjyqtarja

Grabitja në Rinas. Sot seanca ndaj pesë punonjësve të akuzuar, tërhiqet gjyqtarja
July 04
11:33 2016

Ditën e sotme do të jepej masa e sigurisë për pesë punonjësit e Rinasit, të arrestuar për grabitjen e shënuar në aeroport pak ditë më parë. Por mësohet se gjyqtarja e çështjes, Enkelejda Hoxha, është tërhequr nga gjykimi për njërin prej të pandehurve, Fadil Jonuzaj, për shkak se rezultonte në konflikt interesi. Tërheqja e saj do gjykohet nga kryetari i Gjykatës.

Të ndaluarit për grabitjen në Rinas janë:

Arben Karafili, me detyrë Shefi i stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza; Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania); Vangjel Nikolla me detyrë Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale; Kujtim Picari, me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje