Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, reagon koncesionari TIA: S’kemi koment

Grabitja në Rinas, reagon koncesionari TIA: S’kemi koment
July 01
17:45 2016

Koncesionari i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës (TIA) ka reaguar lidhur me grabitjen e ndodhur një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”. Drejtoresha e komunikimit në TIA, Arlinda Çausholli, shprehet se në respekt të hetimeve, aeroporti nuk do të bëjë asnjë koment.

“Duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e ngjarjes dhe në respekt të hetimeve rreth saj, TIA nuk ka koment. Çmojmë mirëkuptimin publik dhe mediatik për këtë qëndrim.”,ka deklaruar ajo.

Një ditë më parë, u raportua për grabitjen në Rinas të më shumë se 3 milionë eurove që i përkisnin një banke të nivelit të dytë ndërkohë që vetëm një ditë përpara grabitjes, policia njoftoi rritjen e masave të sigurisë pas sulmeve terroriste në Stamboll. Pas grabitjes, autorët i vunë flakën dhe e braktisën mjetin në Fushë Pezë.

Etiketimet
Shperndaje