Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, prokuroria dhe gjykata “lojë kompetencash” me dosjen e bujshme

Grabitja në Rinas, prokuroria dhe gjykata “lojë kompetencash” me dosjen e bujshme
September 05
15:29 2016

Nga: Anduena Llabani

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda refuzon lirimin e 5 të arrestuarve për grabitjen në Aeroportin e Rinasit. Pas seancës së vlerësimit , avokatët e të pandehurve të vetëm të kësaj çështjeje deklaruan se vendimi për delegimin e çështjes, sërish në Gjykatën e Krujës, u mor në mënyrë jo ligjore dhe të fshehtë. Për vjedhjen spektakolare të 1 milion eurove në pistën e aeroportit të Rinasit u arrestuan 5 persona.

Të arrestuarit për grabitjen spektakolare në Rinas janë:

Arben Karafili, drejtor Operacional i kompanisë “ICTS”
Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
Fadil Jonuzaj, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë)
Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë
Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.

Pas grabitjes më 30 qershor, policia arrestoi 5 persona, ndërsa prokuroria ngriti akuzën e grupit të strukturuar kriminal. Por në këto arreste munguan autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar. Në bazë të akuzës së ngritur nga prokuroria, çështja u delegua pranë krimeve të rënda, por deri sot debati juridik thjesht ka përplasur palët në sallat e gjyqit duke kërkuar zbatimin e bazës ligjore me të cilën 5 persona ende të dyshuar për një krim mbahen në arrest me burg./Blitz.al/

Shperndaje