Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, policia: 30,000 euro për atë që jep informacion

Grabitja në Rinas, policia: 30,000 euro për atë që jep informacion
July 02
14:15 2016

Në një deklaratë për mediat, Policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të bashkëpunojnë për kapjen e grabitësve. Mësohet se është vënë në dispozicion shuma prej 30,000 euro për çdo shtetas që do të japë informacion për identifikimin apo kapjen e autorëve, si dhe për lëvizjet paraprake të mjetit.

“Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë. Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail,policiadurres@gmail.com si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës”- thuhet në njoftimin e policisë.

Komento