Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, PD paralajmëron: Tahiri i përfshirë, nesër publikojmë provat

Grabitja në Rinas, PD paralajmëron: Tahiri i përfshirë, nesër publikojmë provat
July 17
14:44 2016

Partia Demokratike akuzon Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, si të përfshirë në grabitjen spektakolare të shënuar pak kohë më parë në aeroportin e Rinasit, transmeton Blitz.al Në një deklaratë për mediat, deputeti i opozitës, Alban Zeneli, ka paralajmëruar qytetarët për publikimin e disa filmimeve që lidhin ministrin me grabitjen.

Ai u shpreh gjatë konferencës për shtyp se faktet që do të publikohen janë tronditëse, por për to duhet të presim deri nesër. Deputeti theksoi se këto fakte vërtetojnë katërcipërisht bashkëpunimin e njerëzve të Saimir Tahirit në polici, në këtë grabitje e sulm të armatosur në Rinas.

“Rama e Tahiri po luajnë çdo gur që kanë në dorë për të dalë të larë nga kjo histori. Gjithkush e di se në grabitjen me armë e me maska në shkallët e avionit, pati bashkëpunim të policisë, të shefave të pikave kyçe të aeroportit të Rinasit e më lart. Është provuar se policia edhe pse gjendej në pistën e avionëve, edhe pse kishte prezencë të shtuar pas sulmeve në aeroportin e Stambollit, nuk reagoi ç’ka bëri të mundur grabitjen dhe largimin e qetë të autorëve, asnjë prej të cilëve ende nuk është ndaluar.”, është shprehur deputeti Zeneli.

Komento
Etiketimet
Shperndaje