Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, hetimet shtrihen deri në Kosovë. Ja dy grupet kriminale nën hetim

Grabitja në Rinas, hetimet shtrihen deri në Kosovë. Ja dy grupet kriminale nën hetim
July 09
16:35 2016

Hetimet për grabitjen e 30 qershorit në aeroportin e Rinasit i kanë kaluar kufijtë, duke shkuar deri në Kosovë. Burime të policisë bëjnë me dije se po hetohen dy grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një tjetër me tendencë grabitje, pjesë e të cilës janë shqiptarë nga Kukësi dhe disa shtetas kosovarë.

Grupi hetimor shqiptar dhe Policia Kosovare janë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me qëllim sqarimin e dyshimeve për personat që ilegalisht mund të kenë kaluar kufirin në Morinë. Gjithashtu po mbahen në vëzhgim edhe katër persona, tre nga Burreli dhe një nga Laçi, me pretendentë të mëparshëm penalë në “vjedhje me armë” brenda vendit dhe në Itali.

Komento
Etiketimet
Shperndaje