Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, gjykata rrëzon kërkesat e avokatëve

Grabitja në Rinas, gjykata rrëzon kërkesat e avokatëve
August 05
18:20 2016

 Nga Anduena Llabani:

Ngjarja e 31 korrikut, ku në pistën e aeroportit të Rinasit u grabitën 1 milion euro, para të një banke të nivelit të dytë, mbetet ende pa autor.

4 nga 5 të arrestuarit e vetëm janë punonjës të aeroportit, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre dhe bashkëpunëtorë në vjedhje e klasifikuar si një vepër penale e kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Por çështja, më shumë sesa penale, është kthyer në një çështje proceduriale.

Sot avokatët e 4 nga 5 të arrestuarit (njëri është në arrest shtëpie) iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar lirimin nga burgu të klientëve, të cilët mbahen në masë arresti pa një urdhër gjykate.

Pas një seance të gjatë, kjo gjykatë i ka rrëzuar kërkesat e avokatëve dhe prokurorit, duke lënë në udhëkryq çështjen e arrestimit të tyre.

Avokatët thanë se do t’i drejtohen për zgjidhje Gjykatës së Lartë, duke e konsideruar çështjen si të paprecedentë. Ata thanë se klientët e tyre po mbahen qëllimisht në këtë labirint juridik, për të humbur vëmendjen nga autorët e vjedhjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje