Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në Rinas, arrest me burg për 3 të arrestuarit. Pezullohet masa për dy të tjerë

Grabitja në Rinas, arrest me burg për 3 të arrestuarit. Pezullohet masa për dy të tjerë
July 04
16:06 2016

Gjykata ka vlerësuar sot masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e grabitjes në aeroportin “Nënë Tereza”, pak ditë më parë ku u vodhën 995 mijë euro të cilat po transportoheshin për jashtë vendit nga një bankë e nivelit të dytë.

Nën pranga kanë rënë 5 shtetas pjesë e sigurisë së aeroportit.  Për 3 nga të arrestuarit, Kujtim Picari me detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë, Vangjel Nikolla –drejtor i Shërbimeve Aeroportuale dhe Fadil Jonuzaj me detyrën e agjentit të Sigurisë (patrullës të ICTS-Albania) është vendosur masa “arrest me burg. Për shkak të tërheqjes nga gjykimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha, për konflikt interesi në çështje janë pezulluar masat për 2 të akuzuarit e tjerë,  Arben Karafilin dhe Bledar Blloshmin.

Të ndaluarit akuzohen për shpërdorim detyre. Grabitja e parave ka ndodhur gjatë ditës në ambjentet e aeroportit, brenda pistës.

Komento
Shperndaje