Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Grabitja në Fushë-Milot, e moshuara rrëfen minutat e tmerrit: Si mu shfaqen në shtëpi 3 ‘policët’ e maskuar

Grabitja në Fushë-Milot, e moshuara rrëfen minutat e tmerrit: Si mu shfaqen në shtëpi 3 ‘policët’ e maskuar
November 20
10:41 2019

Detaje të reja dalin në dritë nga grabitja që ndodhi dje në Fushë-Milot. 3 persona të maskuar si policë, pasi hynë në banesën e  shtetasit Taf Shabanit, vodhën prej aty një shumë të madhe eurosh.

Dëshmitare e skenës së vjedhjes është bërë e zonja e shtëpisë, e cila ka treguar momentet e tmerrit që përjetoi teksa 3 grabitësit iu shfaqen në banesë dhe iu prezantuan si policë. Në një rrëfim për “Balkanweb”, Hume Shabani tha se në kasafortë ishin lekët e të gjithë fëmijëve, të cilët prej 30 vitesh punonin si emigrantë. Ajo tha se autoret kishin hapur kasaforten me gur freksibel.

Rrëfimi i saj i plotë:

Ka ndenjur burri me vajzën ca kohë në Tiranë, ajo ka punuar dhe i ka futur eurot këtu me i ruajt e shkreta. Kalamajtë kanë 30 vjet andej që punojnë. Ishin 3 veta. Unë u thash si vini pa një kryetar komune apo dhe me një operativ zone nga Tirana. I thash se ku e gjetët shtëpinë time?! Ishin të maskuar. Njëri prej tyre, ishte i vogël, më njihte e hoqi maskën dhe tha: ‘Mos u tremb’. Por jam operuar dhe nuk shoh mirë. Ai e vuri prapë maskën. Njëri ruante që nga rruga. Kishin marrë gur freksibël. U thashë: “A jeni diversantë? Si e prekni gjënë e huaj?”. Ishte ora rreth 17:00. Plaku ishte duke pirë kafe me një bashkëfshatar. Kur e kuptova se ishin hajdutë doja të merrja policinë në telefon, por nuk më lanë. Ma morën celularin. Më thoshin: “Ku e ke djalin? Ka dalë djali nga burgu? Ku ke armë? Ka lënë djali armë?” Më pas e kuptova. Ata ikën dhe morën të gjitha. Më pas dola poshtë dhe njoftova plakun. Plaku desh vdiq. Policia erdhi më pas. Djali është në burg (ne burg ne Itali). Se di për çfarë e morën. Xhevair Shabani e ka emrin djali im. Po ben gati 1 vite e gjysëm ne burg”.

/Blitz.al/

Burimi: Balkanweb

 

Share