Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja në bankën e ish-Bllokut, policia ndalon drejtorin dhe shefin e sigurisë

Grabitja në bankën e ish-Bllokut, policia ndalon drejtorin dhe shefin e sigurisë
August 09
15:40 2016

Nga Anduena Llabani

Një ditë pas supergrabitjes së mbi 19 milionë lekëve nga një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, nëpërmjet çarjes së murit, policia ndalon me iniciativën e saj, drejtorin e filialit të bankës, Luigj Gjonaj si dhe shefin e sigurisë së filialit Florjan Skarra.
Sipas policisë, ata nuk kanë marrë masat e duhura të sigurisë edhe pse alarmi i bankës ka rënë që mbrëmjen e së premtes. Nga të dhënat praparake mësohet se , si drejtori i filialit ashtu edhe shefi i sigurisë, edhe pse janë njoftuar për alarmin, nuk kanë urdhëruar kontrolle të imtësishme në të gjithë perimetrin e brendshëm dhe të jashtëm të bankës, siç e parashikon rregullorja, por janë mjaftuar me një verifikim sipërfaqësor, duke i dhënë mundësi autorëve të punojnë të qetë për tre netë me rradhë.

Tani pritet, që veprimet e para hetimore të policisë të vlerësohen nga prokuroria, ndërsa do të jetë gjykata ajo që do të vendosë për mbajtjen nën arrest ose jo të dy drejtuesve të filialit të bankës. Sakaq, ende nuk ka asnjë të dhënë konkrete mbi autorët e kësaj grabitje të paprecedentë në vendin tonë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje