Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja e karburanteve, Tahiri: Rrisni masat e sigurisë

Grabitja e karburanteve, Tahiri: Rrisni masat e sigurisë
October 21
17:32 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u është drejtuar me një letër pikave të karburantit pas grabitjeve të shënuara së fundmi. Ai u kërkon që të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë me qëllim shmangien e grabitjeve të mundshme.

Konkretisht, ministri rekomandon që pagesa për furnizimin me karburant të kryhet në mënyrë elektronike, të vendosen kamera me rezolucion të lartë, si dhe çdo pikë karburanti të lidhet me sallën e komandimit përmes sinjaleve të alarmit.

“Me gjithë punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, një sërë rrethanash objektive, kanë shërbyer si nxitës për disa ngjarje kriminale, duke cënuar jo vetëm punën, por edhe jetën, shëndetin dhe sigurinë publike në tërësi”, – shprehet ndër të tjera ai në letër. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje