Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja e bankës në Vlorë, gjendet makina e autorëve

Grabitja e bankës në Vlorë, gjendet makina e autorëve
July 12
10:37 2016

Policia e Vlorës bën me dije se ka gjetur mjetin e autorëve përgjegjës të grabitjes që u shënua ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Rezulton se automjeti ishte vjedhur disa ditë më parë. Burime të policisë bëjnë të ditur se në grabitjen e shënuar në filialin bankës, janë marrë 6 milionë lekë dhe 33.695 euro.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Nga hetimet e mëtejshme, dyshohet se pas kryerjes së vjedhjes, autorët janë larguar me një autoveturë të markës “BENZ-250”, me targa 453AJL06 (ngjyrë e bardhë), pasi në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë, u bë e mundur gjetja e këtij mjeti, i braktisur në lagjen “Lef Sallata” (pranë shkollës speciale të prapambetjes së lehtë mendore).
Nga veprimet e kryera për automjetin e dyshuar të përdorur nga autorët në këtë ngjarje, rezulton se është vjedhur në datën 10.07.2016, në lagjen “Rilindja” Vlorë, pranë Rrugës Transballkanike.
Për vjedhjen e këtij automjeti, nga ana e Policisë janë kryer veprimet proceduriale dhe automjeti rezulton i shpallur në kërkim.
Gjithashtu, sipas inventarit të mbajtur nga ana e Auditit të Bankës, dyshohet se autorët kanë mundur të marrin një sasi prej 6 milione lekë dhe 33.695 euro.

Komento
Etiketimet
Shperndaje