Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja e bankës në Tiranë, dyshohet se janë vjedhur 19 mln lekë të reja

Grabitja e bankës në Tiranë, dyshohet se janë vjedhur 19 mln lekë të reja
August 08
13:30 2016

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen  e bankës në zonën e ish-Bllokut, ku persona të paidentifikuar ende kanë çarë murin që të çon tek kasaforta. Burime të policisë bëjnë me dije se gërmimet e autorëve për të mbërritur tek kasaforta janë kryer për tri ditë me radhë.

Veç kësaj, kasaforta ka rezultuar e thyer, ndërkohë që dyshohet se është vjedhur sasia e parave prej 19 milionë lekësh të reja.

“Tiranë, në rrugën “Ismail Qemali”, tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.”, deklaroi fillimisht policia. /Blitz.al/

Shperndaje