Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja e bankës në ish-Bllok, gjykata e Tiranës liron Robert Kullën

Grabitja e bankës në ish-Bllok, gjykata e Tiranës liron Robert Kullën
October 18
16:31 2016

Ditën e sotme, gjykata e Tiranës ka liruar Robert Kullën,  një nga të dyshuarit e grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Afati i mëparshëm prej 45 ditësh arrest me burg ka përfunduar dhe kështu gjykata ka vendosur ndaj tij masën e re “detyrim paraqitje” duke qenë se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme që të provojnë fajësinë e tij.

Bashkë me të u arrestuan edhe Roland Liti dhe Alan Babameto, në shtëpitë e të cilëve u gjetën edhe sasi të ndryshme parash, të dyshuara si të grabitura në bankën në ish-Bllok.

Më 3 tetor, gjykata dha një masë sigurie shtesë për Robert Kullën pas masës së parë prej 30 ditësh.

Në seancat e kaluara, të tre të akuzuarit kanë dhënë dëshmi të ndryshme, duke pretenduar se ditën e vjedhjes kanë qenë duke kryer aktivitete të ndryshme. Ndërkaq, ata nuk e kanë mohuar faktin se njihen me njëri-tjetrin, por nuk kanë pranuar akuzat se mund të kenë bashkëpunuar në thurjen e ndonjë plani apo veprime për hapjen e një tuneli për t’u futur në dhomën kasafortë të bankës ku u vodhën paratë./Blitz.al/

Shperndaje