Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitja e bankës në ish-Bllok, dyshohet se u morën 21 mln euro. Lirohet drejtori i degës

Grabitja e bankës në ish-Bllok, dyshohet se u morën 21 mln euro. Lirohet drejtori i degës
August 10
13:02 2016

Nga Anduena Llabani

Luigj Gjonaj, do të jetë i detyruar të paraqitet pranë prokurorisë sa herë do të thirret për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e 20 milion lekëve në bankën që ai drejton.

Gjykata e Tiranës ka vendosur ta lërë të lirë drejtorin e Bankës Kombëtare Kombëtare, duke e vlerësuar si jo të ligjshëm arrestimin e tij pas 48 orëve. Sipas saj, Gjonaj nuk është personi që mban përgjegjësi për detyrime që i mban stafi përgjegjës.

Ai që do të qëndrojë në burg, pa afat si përgjegjës për vjedhjen, është Florian Skara, shef i sigurisë së bankës. Gjonaj dhe Skara janë dy personat e vetëm, të vënë nën arrest dhe nën akuzë në lidhje me supergrabitjen e bankës.

Në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, dy të pandehurit e çështjes nuk kanë pranuar të jenë pjesë e vjedhjes. Prokuroria i akuzon ata se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar grabitjen e bankës, ndonëse sinjali i alarmit i ka njoftuar dy herë të premten në orën 20:00 dhe të shtunën në orën 5 të mëngjesit. Ndërkohë kamerat e sigurisë së bankës, tashmë të sekustruara në cilësinë e provës, kanë fiksuar të gjitha veprimet e autorëve.

Në pamje shihen dy grabitësit që hyjnë në ambientet e bankës të maskuar me doreza dhe elektrikë. Mendohet se shuma e grabitur është rreth 20 mln lekë, ndersa deri tani nuk ka asnjë person të dyshuar. Dyshimet e para janë për bashkëpunëtorë brenda bankës./Blitz.al

Komento
Etiketimet
Shperndaje