Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabiti dhe përdhunoi për 12 orë greken, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Grabiti dhe përdhunoi për 12 orë greken, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
March 12
18:21 2018

 

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke për grabitje dhe përdhunimmbi një ngjarje të ndodhur një vit më parë në lagjen “Peristeri” të Athinës.

Policia greke ka vënë në pranga djalin 25-vjeçar shqiptar. Një vit më parë, bashkë me një shqiptar tjetër, ata janë futur në një shtëpi për të grabitur.

Në banesë kanë gjetur një 45-vjeçare greke bashkë me nënën e saj. Ata i kanë mbajtur peng për gati 12 orë duke e përdhunuar 45-vjeçaren sistematikisht.

Pas 12 orësh, pasi grabitën para dhe bizhuteri, dy shqiptarët janë larguar nga banesa. Policia greke ka mundur ta vërë në pranga shqiptarin vetëm një vit pasi ka ndodhur ngjarja. Emri i 25-vjeçarit ende nuk është bërë i ditur për mediat./Blitz.al/

Komento
Shperndaje