Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitet taksisti në Tiranë, policia shpërblim për informata

Grabitet taksisti në Tiranë, policia shpërblim për informata
March 16
12:15 2016

Një taksist është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i armatosur, që kishte hipur si pasagjer në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe policia e kryeqytetit është vënë menjëherë në lëvizje, duke publikuar videon e grabitjes së taksistit dhe njëkohësisht duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe kapur autorin e grabitjes. Në funksion të kapjes së tij, sipas informatës, policia ka vënë një shpërblim prej 200 000 lekësh në këmbim të informacioneve të vlefshme për kapjen e autorit.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve të Tiranës për të vënë para përgjegjësinë shtetasin që është në sediljen e pasme të taksisë, duke garantuar ruajtjen e anonimatit për çdo informacion”, – bën të ditur policia e Tiranës.

Komento
Shperndaje