Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, brenda ndodheshin familjarët e tij

Grabitet shtëpia e futbollistit të njohur, brenda ndodheshin familjarët e tij
November 06
16:55 2018

Shtëpia e futbollistit të njohur Jordi Alba ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e kalaur. Kanë qenë dëshmitarët të cilët kanë treguar se hajdutët të maskuar kanë arritur të hyjnë në oborr e më pas janë ngjitur në katin e dytë.

Ndërkohë të gjithë familjarët e futbollistit kanë qenë në katin e parë të shtëpisë dhe siç duket grabitësit e kanë pasur këtë informacion. Kjo ka qenë arsyeja që ata janë ngjitur menjëherë në katin dytë.

Policia katalanase ka marrë një telefonatë në orën 20:00 të darkës, dhe menjëherë është nisur drejt shtëpisë së Alba-s. Hajdutët  kanë arritur të largohen përpara se forcat e policisë të mbërrinin duke u hedhur nga kati i dytë.

Ata kanë qenë të shoqëruar nga një automjet i cili ka qëndruar i parkuar jashtë shtëpisë së futbollistit. Akoma nuk ka detaje të tjera nga dëmet apo sendet me vlerë që hajdutët mund të kenë arritur të marrin.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje