Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabitet banesa në Liqenin e Thatë, qytetarit i marrin 20 mijë euro

Grabitet banesa në Liqenin e Thatë, qytetarit i marrin 20 mijë euro
March 21
17:30 2016

Një grabitje banese ka ndodhur rreth orës 22:00 të së dielës në zonën e Liqenit të Thatë. Pre e grabitjes ka rënë banesa e shtetasit Arbënor Shala, të cilit i janë vjedhur rreth 20 mijë euro. Në çastin e grabitjes mësohet se në banesë nuk ka pasur asnjë njeri.

Pas denoncimit të policisë, policia ka nisur hetimin për të identifikuar autorët e grabitjes. Dyshohet se ata kanë hapur derën me kartë dhe më pas kanë grabitur paratë e fshehura në kasafortë. Janë marrë në pyetje banorët e pallatit dhe ka nisur verifikimi i kamerave të sigurisë të bizneseve aty rrotull.

Shperndaje