Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabiten zyrat e postës, vidhen në mënyrë spektakolare 2 kasaforta brenda 4 minutash

Grabiten zyrat e postës, vidhen në mënyrë spektakolare 2 kasaforta brenda 4 minutash
February 14
18:39 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të Milotit në orët e para të mëngjesit  ku vetëm në 4 minuta janë grabitur dy kasaforta.

Zyrat postare në qytetin e Rrëshenit janë grabitur rreth orës 04:00 dhe pavarësiht se rojat e sigurisë kanë mbërritur shumë shpejt, nga zyrat janë marrë dy kasaforta janë ngarkuar në një automjet nga katër grabitës.

Kamerat e sigurisë kanë treguar se grabitja është kryer për vetëm 4-5 minuta dhe grabitësit kanë shtrembëruar kamerën e jashte të sigurisë dhe kanë përdorur mjete të forta për të hyrë në ambientet e postës.

Ndërsa kamerat e brenshmekanë fokusuar katër persona të gjithë me maska dhe doreza. Brenda ne kasaforta nuk ka patur para vetëm një sasi të konsiderueshme pullash postare dhe kuponë pasaportash. Grabitësit pasi kanë parë që ato nuk ja vlejnë i kanë hedhur në afërsi të Milotit. Policia i ka gjetur dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje