Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabiten dy banesa në Vlorë, në pranga sanitarja dhe një 30-vjeçar

Grabiten dy banesa në Vlorë, në pranga sanitarja dhe një 30-vjeçar
August 02
11:53 2016

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona për dy vjedhje të ndryshme shënuar në Vlorë. Një grua 53-vjeçare akuzohet për grabitjen e tre milionë lekëve dhe 1000 euro në banesën e shtetasit S. N. 43 vjeç. Shtetësja Roza Rustemaj, banuese në Vlorë, ka kryer grabitjen gjatë kohës që punonte si sanitare në banesën në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Policia dyshon se vjedhja është kryer gjatë muajit korrik.

Një tjetër grabitje është shënuar në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës, ku 30-vjeçari Arben Dule dyshohet se ka vjedhur 3900 euro dhe disa bizhuteri me vlerë në banesën e fqinjës së tij. Arrestimi i tij u bë nga shërbimet e policisë pas kryerjes së veprimeve hetimore. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje