Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Grabisnin makina me anë të një pulti, në pranga dy të rinj

Grabisnin makina me anë të një pulti, në pranga dy të rinj
March 18
15:10 2016

Dy të rinj nga Kamza kanë rënë në pranga pasi akuzohen për vjedhje. Një djalë dhe një vajzë vidhnin makina me anë të një pulti u hapte dyert pa qenë nevoja të thyenin xhamat.

Matilda Mertini  24 vjeç, lindur në Mat e banuese në Kamëz dhe Deivis Muka 26 vjeç, janë ndaluar nga Policia e Vorës në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 5 për veprën penale të “ vjedhjes së kryer në bashkëpunim “.

Në datën 13.03.2016 ata kanë vjedhur, në shesh-parkimin e një qendre tregtare, në mjetin tip Benz, me targë AA898KR, në pronësi të shtetasit L.Luzi, 4 parfume të markave të ndryshme, një palë syze me vlerë 260 euro dhe një orë Rolex.

Sipas policisë, dy autorët e kanë kryer vjedhjen me anë të një pulti, i cili bllokon mbylljen e mjetit me pult nga ana e përdoruesit, duke bërë kështu të mundur hapjen e mjetit pa thyerje.

Komento
Etiketimet
Shperndaje