Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Google fshin Palestinën nga harta e botës

Google fshin Palestinën nga harta e botës
August 08
13:50 2016

Gjigandi i kërkimit “Google” ka vendosur të fshijë Palestinën nga harta e botës. Mësohet se emri i Palestinës është hequr nga “Google Maps” dhe është zëvendësuar me emrin e Izraelit. Ky vendim është denoncuar nga Forumi i Gazetarëve Palestinezë, përcjell Blitz.al.

Në një deklaratë të lëshuar së fundmi, Forumi i Gazetarëve Palestinezë shprehet se ky vendimi i Google-it më 25 korrik, “është pjesë e skemës së Izraelit për të krijuar shtetin legjitim për brezat e ardhshëm dhe të shfuqizojë Palestinën një herë e përgjithmonë”.

“Kjo është një përpjekje e projektuar për të falsifikuar historinë dhe gjeografinë e botës, e për t’i hequr popullit palestinez të drejtën për të pasur atdhe. Kjo masë e marrë është në kundërshtim me të gjitha normat dhe konventat ndërkombëtare.”, shprehet më tej forumi, i cili i kërkon “Google”-it të tërhiqet nga ky veprim. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje