Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gomonia e vjedhur e lordit anglez gjendet në Sarandë, policia në kërkim të autorëve

Gomonia e vjedhur e lordit anglez gjendet në Sarandë, policia në kërkim të autorëve
June 15
12:40 2016

Në sajë të operacionit të zhvilluar nga Policia e Sarandës, një gomone e vjedhur në Korfuz është gjetur e fshehur në një banesë të braktisur në terrenin e kanalit të Çukës. Operacioni nisi pas njoftimit të bërë nga INTERPOL dhe policia greke.

Burime jozyrtare shprehen se gomonia është në pronësi të një lordi anglez, bashkëpunëtor i Fondacionit “Butrinti”. Mjeti me mbishkrimin “JUMBLY R”, me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjerë dhe motor të markës “Jamaha 250 CC”, u gjet në sajë të sistemit GPS.

Njoftimi i policisë:

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë konstatuar një mjet lundrues pranë Kanalit të Çukës.

Mjeti lundrues gomone me mbishkrimin “JUMBLY R”, u konstatua rreth orës 10:15, në lagjen nr.1 Sarandë, në një rrethinë pranë kanalit të Çukës, mbi Mandrën (pikën e përpunimit të inerteve) e shtetasit F. Sh., me përmasa 7.5 m e gjatë dhe 4 m e gjerë, me motor të makës “Jamaha 250 CC”.

Ku mjet lundrues rezulton i vjedhur një ditë më parë, në Korfuz – Greqi. Policia po kryhen veprimet procedurale të mëtejshme.

 

Etiketimet
Shperndaje