Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditi për vdekje turistin në Himarë, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Goditi për vdekje turistin në Himarë, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues
August 04
09:18 2016

Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit lundrues që shkaktoi vdekjen e turistit rus që po pushonte në bregdetin shqiptar. Mësohet se është vënë në pranga shtetasi 44-vjeçar Fatmir Kuçi, banues në Elbasan, përcjell Blitz.al.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin:

  • Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e Fatmir Kuçit, pasi ditën e djeshme, rreth orës 11:00, në zonën bregdetare të quajtur Livadh i Himarës, ky shtetas, duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen, për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit:

– mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjerë, me 3 motorë – 275 KF secili;

– mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

Etiketimet
Shperndaje