Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditi për vdekje elektricistin, “arrest me burg” për Martin Zefin

Goditi për vdekje elektricistin, “arrest me burg” për Martin Zefin
August 15
10:01 2016

Nga Anduena Llabani

I akuzuari për vdekjen e elektricistit në Shkodër, Martin Zefi, e ka pritur me lot në sy vendimin e Gjykatës së Shkodrës, e cila e ka lënë në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Gjykata caktoi për të një avokat i cili, pasi të njihet me materialet në dosje, do të bëjë mbrojtjen e tij ligjore.

44-vjeçari Zamir Velaj, punonjës i OSHEE-së në Shkodër, u qëllua për vdekje dy ditë më parë, pasi debitori, sot i pandehur, vinte një sahat në Oblikë në Anë të Malit. Elektricisti u qëllua tri herë me thikë në gjoks dhe në qafë për shkak të një debati për rilidhjen e energjisë në familjen e autorit, që ishte ndërprerë prej 28 qershorit për shkak të debisë prej 2.3 milionë lekësh të vjetra të pashlyera.

Martin Zefi, 54 vjeç, e pranoi krimin duke rrezikuar një dënim prej 25 vjetësh për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Pas ngjarjes së paprecedentë, OSHEE shpjegoi se debitorit i është ofruar mundësia e shlyerjes së borxhit përmes aktmarrëveshjes duke paguar 25 mijë lekë të vjetra çdo muaj, gjë që nuk është pranuar duke përfunduar në vrasjen e punonjësit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje