Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditi efektivin e Policisë Rrugore, pranga të riut nga Shkodra

Goditi efektivin e Policisë Rrugore, pranga të riut nga Shkodra
April 16
17:20 2016

Një shtetas është vënë në prangat e Policisë së Tiranës për shkak se ka goditur disa herë me grushte një efektiv të Policisë Rrugore.

Burime të policisë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Emiliano Mrishaj, 27 vjeç, banues në Shkodër. Ai akuzohet se ka goditur me grushte për shkak të detyrës policin rrugor G. B. 35 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se efektivi i Policisë Rrugore kishte ndaluar të riun, veprim që nuk është pritur mirë nga ky i fundit. Mbi 27-vjeçarin rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje