Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, arrestohen 7 persona

Goditet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, arrestohen 7 persona
October 25
09:41 2016

Një grup ndërkombëtar pedofilësh, që prodhonte dhe shkëmbente materiale pedopornografie në internet është ndaluar pas një hetimi 3-vjeçar.

Janë 7 njerëzit e arrestuar të cilët akuzohen për abuzimin me dhjetëra minorenëve.

Ky komunitet ndërkombëtar i shkëmbente materialet në “Deep Web”, në anën “e errët” të internetit, e cila nuk arrihet nga motorët normalë të kërkimit, ku kryesisht kryen veprime të jashtëligjshme.

Hetimi është kryer nga ekspertë italianë, me mbështetjen e European Cybercrime Center di Europol, FBI-së dhe policisë australiane.

Falë këtij operacioni është bërë i mundur edhe identifikimi i dhjetëra fëmijëve të cilët janë abuzuar e janë përdorur nga grupi kriminal. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje