Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditet një tjetër vend magazinimi i lëndëve narkotike

Goditet një tjetër vend magazinimi i lëndëve narkotike
November 01
20:34 2016

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të bimëve narkotike. Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione antikanabis në Këlcyrë e Memaliaj. Sekuestrohen drogë, armë e bimë narkotike në proces tharje. Shpallen tre shtetas në kërkim. Sekuestrohen 85 kg lëndë narkotike, 2.300 bimë narkotike në proces tharje, si dhe dy armë zjarri.

Në operacion morën pjesë 70 forca policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Këlcyrë. Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë”, ku u gjetën në një kasolle në brendësi të pyllit 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me bohçe të tharë të dyshuar si narkotike. Policia mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D, si autor të dyshuar. Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thasë me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje. Policia ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit A.P. dhe M.O. nga fshati Izvor. Një sasi e lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies. Po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve, si dhe për kapjen e autorëve.

img-20161101-wa00481

img-20161101-wa00551

img-20161101-wa00491

img-20161101-wa00521

Komento
Shperndaje