Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditet një rast mitdhënieje në Gjirokastër, arrestohet 48-vjeçari

Goditet një rast mitdhënieje në Gjirokastër, arrestohet 48-vjeçari
October 10
18:09 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Dorian Hima, 48 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas u arrestua pasi sot, rreth orës 13:30, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, është ndaluar nga patrulla e Policisë Rrugore Gjirokastër për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin e tij tip “Citroen”, me targa AA 916 FY, pa vendosur rripin e sigurimit.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./Blitz.al/

Shperndaje